Zonja dhe zotërinj
Të nderuar të pranishëm…
Është nder i madh dhe kënaqësi e veqant që sot jam këtu me ju dhe kam rastin të ju përshëndes dhe t’u uroj festën, Diten memoriale e komunitetit Egjiptian.
Sot është një ditë e rëndësishme jo vetëm për egjiptianët, por për të gjitha komunitetet jo-shumicë që jetojnë në Kosovë, dhe është një mundësi ideale që të gjithë së bashku të dërgojmë një mesazh për të gjithë, në veçanti komunitetit shumicë shqiptar të na kushtojnë sa më shumë kohë, vëmendje dhe mbështetje për të arritur një qëllim të përbashkët e cila është një shoqëri vërtetë multietnike në të cilën të gjithë jemi të barabartë dhe drejtë së cilës aspirojmë.
Qëllimi ynë i përbashkët, qëllimi i të gjithë qytetarëve të Kosovës, ndërsa detyrim i institucioneve në nivel qendror dhe lokal, është përmirësimi i kushteve të jetesës si dhe krijimi i kushteve politike, sociale, ekonomike, arsimore dhe kulturore, forcimi i identitetit, si dhe respektimi dhe mbrojtja e vlerave të të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Komuniteti egjiptian, ashtu si komunitetet e tjera, ka shumë gjëra për t’u krenuar. Tradita dhe kultura e komunitetit egjiptian janë unike, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë dhe prandaj, përfaqëson një pasuri të paçmueshme të shoqërisë kosovare. Kjo është një tjetër arsye pse ne duhet t’i përkushtohemi më shumë punëve dhe përpjekjeve për të përmirësuar pozicionin e komuniteteve dhe për të ruajtur këtë pasuri.
Si një pjesëtare e komunitetit jo-shumicë dhe si Ministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, unë dëshiroj të shpreh përkushtimin tim personal dhe përkushtimin e ministrisë që unë drejtoj, dhe t’ju siguroj se çdo ditë dhe në çdo mundësi që më ipet, do të punoj shumë për të promovuar të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe integrimin e tyre të plotë në shoqërinë kosovare.
Një nga dëshmitarët e punës sime me përkushtim dhe një nga bashkëpunëtorët e mi të parë është pikërisht përfaqësues i komunitetit egjiptian, zëvendësministri z. Bashkim Krasniqi, për të cilin kam vetëm fjale miradije për kontributin e madh që ofron në përmirësimin e gjendjes së komunitetit egjiptian.
Prandaj, shfrytëzoj rastin që të apeloj tek elita politike, drejtuesit e institucioneve, personaliteteve udhëheqëse në shoqërinë kosovare, se është koha që gatishmërinë dhe mbështetjen verbale ta konkretizojnë me vepra…
Në fund, më lejoni që edhe njëherë t’ju uroj festën dhe dëshiroj çdo të mirë.
Faleminderit për vëmendjen dhe suksese!