Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Forcimi dhe zhvillimi i transparencës në komuna

Në kuadër të forcimit dhe zhvillimit të transparencës në komunat e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, organizoi me komunat e regjionit të Prizrenit…

07 qershor 2013

Në kuadër të forcimit dhe zhvillimit të transparencës në komunat e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, organizoi me komunat e regjionit të Prizrenit punëtorinë  lidhur me zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike në komunat e Kosovës, ku morën pjesë zyrtarë komunal përfaqësues nga shoqëria civile dhe mediet.

Ne raportin e paraqitur nga znj. Nensi Jasharaj, zyrtare ligjore në  OSBE, u theksua se pavarësisht nga progresi i arritur, në njësitë përgjegjëse për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike në komuna  janë evidentuar mangësi rreth procedurave dhe formave që aplikojnë komunat gjatë zbatimit të LQDP.

Albulena Sylaj, zyrtare e lartë për informim në Zyrën  e Kryeministrit prezantoi para pjesëmarrësve kornizën rregullative të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike lidhur me aplikimin  e  formave të përcaktuara gjatë ofrimit të dokumenteve për palët e interesuara.

Lumnije Demi, nga Zyra për Informim e MAPL-së prezantoi raportet për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike  dhe tha se MAPL ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në raport me komunat lidhur zbatimin e ligjit dhe se janë organizuar një sërë trajnimesh për zyrtarët komunal  në mënyrë që ligji të zbatohet me përpikëri.  Znj Demi tha se organizimi i punëtorive me komuna ka për qëllim që të diskutoj bashkërisht me zyrtarët komunal,  përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediet për sfidat e zbatimit të këtij ligji dhe gjetjen alternativave më të mira për të ardhmen.

Sfidat kryesore të paraqitura nga zyrtarët e komunave u adresuan në mungesën e klasifikimit  të dokumenteve që nuk janë të hapura për publikun ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave paraqitën si sfidë kryesore se  dokumentet që merren nga institucionet publike janë selektive dhe jo  të plota posaçërisht dokumentet që përfshijnë shpenzime financiare.

Punëtoria e organizuar në Prizren shënoi përmbylljen e punëtorive të organizuara në të gjitha regjionet e Kosovës gjatë muajit maj dhe qershor, ndërsa nga diskutimet e përbashkëta me zyrtarët komunal, përfaqësuesit e medieve dhe shoqërisë civile do të përgatiten rekomandimet që do të shërbejnë si bazë drejt avancimit të transparencës dhe zbatimin e LQDP në të ardhmen.

Në kuadër të zbatimit të ligjit për Qasje në Dokumente Publike, MAPL ka nisur fushatën informuese për qytetarët me një varg aktivitetesh mediale dhe konsultime me komunat, mediet dhe shoqërinë civile me qëllimin kryesor për afirmuar të drejtën e qytetarit për informacion.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors