Prishtinë, 19 mars 2019
Forumi promovon programin e BNK-së IPA 2014-2020 Kosovë – Maqedonia Veriore dhe thirrjen e ardhshme për projekt propozime.
Në kuadër të kësaj thirrjeje në dispozicion të përfituesve potencial do të jenë 2,040,000 Euro për dy Prioritetet e Programit:
•Inkurajimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore;
•Mbrojtja e mjedisit, promovimi dhe adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi i rrezikut dhe menaxhimi i tij.
Pas përfundimit të forumit, pjesëmarrësit kanë vazhduar me trajnimin dy ditor lidhur me hartimin e projekteve për aplikim.
Ky program financohet nga Bashkimi Evropian.