Fushë Kosova dhe Obiliqi vizitohen nga Kryeministri Kurti dhe Ministrja Redžepi

Prishtinë, 15 prill 2020

Për tu njoftuar për së afërmi me gjendjen aktuale dhe menaxhimin me virusin Corona COVID -19, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti së bashku me Ministren e MAPL-së znj. Emilija Redžepi, vizituan komunat Fushë Kosovë dhe Obiliq, ku u pritën nga kryetarët dhe përfaqësuesit e këtyre komunave.

Gjithashtu, edhe në këto komuna, nga faza fillestare e shfaqjes së pandemisë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ashtu siç është kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës bazuar në vendimet dhe rekomandimet e marra.

Theks i veçantë iu kushtua dezinfektimit të hapësirave nëpër markete, furrat e bukës dhe në vendet ku ofrohen mundësitë për kryerjen e shërbimeve të pagesave. Po ashtu, u përmend edhe bashkëpunimi me qytetarët si pikë shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh se qëndrimi në shtëpi dhe distanca sociale i kontribuojnë ndalimit dhe zvogëlimit të rasteve me të infektuar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors