Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në mbështetje të USAID-it, me datë 12 – 13 shtator 2017 ka organizuar punëtorinë dy ditore lidhur me hartimin e Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. 16 tetor 2017, Pishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në mbështetje të USAID-it, me datë 12 – 13 shtator 2017 ka organizuar punëtorinë dy ditore lidhur me hartimin e Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin: zyrtarët e Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, USAID-i, Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agjencionit Kadastral të Kosovës, Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Agjencionit për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Komunës së Prishtinës, Komunës së Gjilanit dhe pjesëmarrës të shoqërisë civile.
z. Fatos Qerimi, Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave në MAPL, njoftoj të pranishmit se pas miratimit të Koncept Dokumentit për hartimin e Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, në prill të këtij viti është filluar edhe me hartimin e këtij projektligji. Gjithashtu, hartimi i këtij projektligji është paraparë në Planin Legjislativ për vitin 2017, si dhe në Planin e Punës së Qeverisë. Ky projektligj ka për qëllim që të lehtësojë procedurat e dhënies së pronës komunale në shfrytëzim dhe të mundësojë qasje me te shpejte për investime dhe zhvillim ekonomik te komunave.
Grupi punues ka hartuar draftin e parë të Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës dhe përmes punëtorisë u siguruar trajtimi i këtij drafti edhe me akterët e tjerë për ta plotësuar dhe ndryshuar, si dhe përmes zhvillimit të diskutimeve konstruktive dhe në interes të zhvillimit të mëtejmë të draftit të projektligjit.