Prishtinë, 18 mars 2020
Grupi Operativ i MAPL-së ka vazhduar punën në realizimin e detyrave dhe obligimeve ligjore, duke mbajtur takimin e radhës me stafin edhe përmes komunikimit on-line, me qëllim të koordinimit dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme.
Edhe pas shpalljes së emergjencës për shëndetin publik, Grupi Operativ i MAPL-së ka vazhduar punën në ofrimin e ndihmës së nevojshme për komunat e Republikës së Kosovës, përmes koordinimit, informimit të vazhdueshëm dhe adresimit të kërkesave të ndryshme të komunave tek Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendra Operative për Emergjenca.