GRUPI PUNUES NDËRMINISTROR MBAN TAKIMIN E RADHËS PËR HARTIMIN E KONCEPT DOKUMENTIT PËR ZHVILLIM RAJONAL

Me datë 7 Korrik 2017, është mbajtur takimi i radhës i grupit punues ndërministror për hartimin e koncept dokumentit për zhvillim rajonal, në përbërje të përfaqësuesve të Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesve nga ministritë e linjës.

11 Korrik 2017

Me datë 7 Korrik 2017, është mbajtur takimi i radhës i grupit punues ndërministror për hartimin e koncept dokumentit për zhvillim rajonal, në përbërje të përfaqësuesve të Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesve nga ministritë e linjës. Kryesuesi i grupit ndërministror, përkatësisht Udhëheqësi i DBZHR-së pranë MAPL-së z. Besim Kamberaj, fillimisht falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në takim, si dhe para tyre prezantoi draftin e avancuar të Koncept Dokumentit për Zhvillim Rajonal, duke vendosur diskutimin për çdo kapitull, me qëllim që anëtarët e grupit të kenë mundësinë e dhënies së komenteve. Përfaqësuesit e zyrës së BE-së në Kosovë dhanë komentet e tyre rreth hartimit të koncept dokumentit për zhvillim rajonal, ndërkaq MAPL si bartës i këtij procesi ka marrë përsipër që të inkorporojë sugjerimet dhe komentet e parashtruara nga ana e përfaqësueseve të BE-së, por edhe komentet e dhëna nga anëtarët e tjerë të grupit, përpara se dokumenti të procedohet në Qeveri për miratim.