Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

HELVETAS Swiss Intercooperation përmes projektit DEMOS ndihmon Ministrinë e Pushtetit Lokal me pajisje mbrojtëse kundër COVID 19 për stafin

Prishtinë, 27 gusht 2020

Ministria e Pushtetit Lokal sot ka pranuar një donacion me pajisje mbrojtëse kundër pandemisë globale COVID 19 (koronavirus) nga Helvetas përmes projektit DEMOS .

Ky donacion ka për qëllim dhurimin e pajisjeve për zyrtarët e MPL-së, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre gjatë punës. Në kuadër të pajisjeve mbrojtëse të cilat janë dhuruar janë: maska mbrojtëse, dezinfektues dhe dorëza të dimensioneve të ndryshme.

Në këtë rast Sekretarja e Përgjithshme e MPL-së znj. Rozafa Ukimeraj,  falënderoi përfaqësuesit e Helvetas/DEMOS që përveç përkrahjes se vazhdueshme për të përmbushur mandatin e MPL-së dhe për të avancuar vetëqeverisjen lokale në Kosovë, edhe në këto rrethana të vështira sa i përket menaxhimit të pandemisë, janë shprehur të gatshëm të mbështesin MPL-në.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors