Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Hodžić dhe Apostolova diskutojnë për temat aktuale

Prishtinë, 25 prill 2019

Situata momentale në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme lokale në veri, shërbimet komunale për qytetarët në veri, si dhe sfidat e tjera të përditshme të popullatës lokale, kanë qenë vetëm disa nga temat e bisedës në mes të Ministres Adrijana Hodžić dhe Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësueses Speciale të BE-së, Natalia Apostolova.

“Qëllimi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është të mbështesë komunat për të përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët, prandaj do të përpiqem të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë kryetarët e komunave për të përmirësuar situatën në secilën komunë me përpjekje dhe punë të përbashkëta “, tha Hodžić.

Ndihma dhe mbështetja në nivel qendror dhe lokal u konfirmua nga Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësuesja Speciale e BE-së Natalia Apostolova.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors