Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Hodžić dhe Braathu për vazhdimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 28 qershor 2019

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić, u takua me Ambasadorin Jan Braathu, kreu i misionit të OSBE-së dhe me këtë rast konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit, themelet e të cilit ishin vendosur në periudhën kur Ministrja Hodžić ishte një nga Udhëheqëset në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Në takim, Ministrja Hodžić dhe Ambasadori Braathu biseduan rreth planit të përbashkët strategjik të MAPL-së dhe OSBE-së, si dhe lidhur me aktivitetet e përbashkëta, veçanërisht në fushën e zbatimit të ligjit, barazisë gjinore, të rinjve, bashkëpunimit me organizatat joqeveritare, si dhe përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë.

Me këtë rast, u konfirmua gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin, bashkëpunim ky i cili e ka një bazë të mirë nga periudha e kaluar.

Ambasadori Braathu shfrytëzoi rastin që edhe një herë, Ministres Hodžić, t’i dëshirojë suksese në kryerjen e detyrave të saja.

Në takim morën pjesë zëvendësministrat dhe këshilltarët.

 

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors