Prishtinë, 29 maj 2019
Adrijana Hodžić, Ministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, u takua sot me përfaqësuesit e Qendrës së Berlinit për Ndërmjetësim Integrues.
Tema kryesore e takimit ishte bashkëpunimi ndëretnik dhe bashkëjetesa e qytetarëve në komuna të ndryshme në territorin e Kosovës.
CSSP ka shprehur gatishmërinë që me angazhimin e tyre të ndihmojnë në bashkëpunimin më të mirë midis komuniteteve si dhe shprehën gatishmërinë për përfshirjen e tyre në ndërmjetësim në mënyrë që komunikimi në mes të institucioneve dhe qytetarëve të jetë më mirë.
“Çdo ndihmë dhe mbështetje për qytetarët në lehtësimin e problemeve të tyre të përditshme është me rëndësi të madhe dhe është gjithmonë e mirëpritur. Misioni Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është forcimi i kapaciteteve të komunave për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve “, tha ministrja Hodžić.
Nga CSSP prezent ishin Julia Krikorian dhe Elmar LANGNER, përgjegjës për aktivitetet në Kosovë nga zyra qendrore e CSSP në Berlin, si dhe Jasna Bozovic dhe Bekim Ismaili, zyrtarë përgjegjës në Mitrovicë dhe Prishtinë.