Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Hodžić në Festivalin Ndërkombëtar të domateve në Mamushë

Prishtinë, 24 korrik 2019

 Adrijana Hodžić, Ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit të 11-të Ndërkombëtar të domateve në Komunën e Mamushës.

 Ministrja Hodžić theksoi se Komuna e Mamushës duhet të jetë krenare me këtë manifestim, sepse ky është shembulli më i mirë se si një manifestim lokal shndërrohet në një manifestim të rëndësishëm ndërkombëtar.

 Mbështetja për sipërmarrësit privat është një qasje e duhur për të forcuar zhvillimin ekonomik dhe për të mundësuar punësimin. Në këtë mënyrë përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve të zakonshëm.

 Me këtë rast, Ministrja Hodžić tha se është obligim i qeverisë për të krijuar një mjedis të shëndetshëm që do të inkurajonte, si investitorët vendorë ashtu edhe ata ndërkombëtar për të investuar në Kosovë.

 Në fund, Hodžić u dëshiroi të gjithëve shumë fat në punën e tyre.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors