Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Informatë lidhur me vizitën e realizuar në komunën e Zveçanit me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për obligimet nga Agjenda Evropiane

Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,  me datë 26 maj 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Zveçanit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane.

Prishtinë, 27 maj 2015

Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,  me datë 26 maj 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Zveçanit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Ekipi i MAPL-së i kryesuar nga znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, u priten nga këshilltarja e kryetarit të komunës së Zveçanit znj.Jelena Djokic dhe përfaqësuesi nga USAID.
Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA),  Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Më tej, znj. Ukimeraj, para të pranishmëve prezantoi dhe diskutoi lidhur me obligimet e lartpërmendura nga të cilat burojnë detyra dhe përgjegjësi të cilat janë pjesë përbërëse e vetë punës së komunës me qëllim që të fuqizohet ngritja e efikasitetit dhe efektivitetit në çështjen e ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët lokal. Gjithashtu, temë e diskutimit ishte edhe çështja e caktimit të Zyrtarit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe punësimit të Zyrtarit të ri Komunal për Integrime Evropian, ku me këtë rast këshilltarja e kryetarit të komunës znj. Djokic e pranoi si diçka të nevojshme dhe të domosdoshme, si dhe në anën tjetër  kërkoj nga MAPL që t’i ofroj  mbështetje për sa i përket procedurave ligjore që parashihen për emërimin e Zyrtarit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Zyrtarit Komunal për Integrime Evropiane.
Këshilltarja e kryetarit të Komunës së Zveçanit, si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, bashkërisht u dakorduan që komuna të ofroj të dhëna për 6 mujorin e parë të vitit 2015 lidhur me përmbushjen e obligimeve që dalin veçanërisht nga Plani i Veprimit për MSA-në. Po ashtu, në fund të takimit u ri-konfirmua vazhdimi i angazhimit dhe bashkëpunimit  për të përmbushur detyrimet e përbashkëta nga agjenda evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors