Java e Komunave të Kosovës

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Organizuar AKK-ja filloi… 27 qershor 2011

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Organizuar AKK-ja filloi aktiviteti “Java e  komunave”, ku ishin  të pranishëm përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, kryetarët e komunave dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi tha  se synimi i qeverisë së Kosovës vazhdon të mbetet  mbështetja dhe promovimi i pushtetit lokal në Kosovë që nënkupton ofrimin e shërbimeve të përditshme, cilësore për qytetarët dhe  krijimin e infrastrukturës për një jetë sa më të mire.

Ndërsa Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic tha se fokusi i MAPL-së  është të mbështetja në vlerat evropiane  duke marr pjesë aktivisht në procesin e ri-atdhesimit, i cili është parakusht për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Për rendësinë dhe rolin e kësaj ngjarje foli edhe Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z. Bajrush Xhemajli, Kryetari   i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropë z.  Keith Whitmores, dhe përfaqësues të tjerë.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga Rrjetit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Evropës Juglindore, kryetarë të bashkive të Republikës së Shqipërisë, përfaqësues nga USAID-i, OSBE-ja dhe  UNDP-ja.