Komisioni Ekzekutiv për Reformën në Fushën e Inspektimeve ka realizuar takimin e radhës, në Zyrat e Bankës Botërore në Kosovë

2 nëntor 2018, Prishtinë

Komisioni ekzekutiv udhëhiqet nga Koordinatori Nacional për reforma shtetërore dhe përbëhet nga përfaqësuesit e MTI, MAP, MF dhe MAPL. Komisioni ekzekutiv ka diskutuar modalitetet lidhur me riorganizim të inspektorateve duke pasur në vëmendje një qasje të integruar të sistemit të inspektimeve ku përfshihet edhe niveli lokal i qeverisjes. Procesi i refomës së ispektimeve po mbështetet nga Banka Botërore.