Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

KOMUNAT KAÇANIK DHE HANI I ELEZIT VIZITOHEN NGA ZËVENDËSMINISTRAT EMINI DHE GECAJ

Prishtinë, 05 maj 2020

Zëvendësministrja e MAPL-së znj. Fatbardha Emini dhe zëvendësministri i MPBAP-së z. Bajram Gecaj realizuan vizitat e radhës në komunat Kaçanik dhe Hani i Elezit, me ç’rast u priten nga kryetarët e këtyre komunave z. Besim Ilazi, përkatësisht z. Rufki Suma.

Në këto takime u diskutua çështja e zbatimit të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë dhe institucionet përgjegjëse shëndetësore nga ana e komunave.

Gjithashtu, zëvendësministrat Emini dhe Gecaj u njoftuan nga kryetarët e këtyre komunave për gjendjen aktuale, sfidat me të cilat janë përballur këto komuna dhe veprimet e ndërmarra me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve dhe minimizimit të rasteve me virusin corona Covid – 19.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors