Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Komunat Lipjan, Viti dhe Ferizaj presin në vizitë Kryeministrin Kurti, Ministren Redžepi dhe Ministrin Abdixhiku

Prishtinë, 10 prill 2020

Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja e MAPL-së znj.Emilija Redžepi dhe Ministri i MIA-së z.Lumir Abdixhiku, vizituan komunat e radhës Lipjan, Viti dhe Ferizaj, për tu njoftuar për së afërmi me gjendjen aktuale dhe masat e ndërmarra nga këto komuna, pas shfaqjes së virusit Corona COVID – 19.

Në këto takime, Kryeministri Kurti, Ministrja Redžepi dhe Ministri Abdixhiku u pritën nga kryetarët e këtyre komunave. Temë kryesore e diskutimit ishin sfidat me të cilat po përballen këto komuna, veçanërisht pas shfaqjes së virusit Corona, duke përfshirë edhe pasojat ekonomike dhe shoqërore.

Nga këto takime u konfirmua se institucionet e nivelit qendror dhe lokal së bashku me qytetarët janë duke u solidarizuar dhe duke e ndihmuar njëri tjetrin, me qëllim të luftimit të virusit dhe tejkalimit të kësaj situate.

Ta ndihmojmë njëri tjetrin duke:

#Qëndruarnështëpi!

#Qëndruartëpastër!

#Qëndruarnëdistancë!

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors