Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në përkrahje të OSBE-së, ka realizuar takimin e përbashkët me Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane, përfaqësuesit e Ministrive të linjës, shoqërinë civile dhe përfaqësues nga projekti KLSC/GIZ, me qëllim të bashkëpunimit ndërinstitucional, harmonizimit të veprimeve dhe koordinimit të aktiviteteve me komunat, në temat si: zbatimi i Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026, sfidat e komunave nga Raporti i KE-së për Kosovën 2018, si dhe projekt matrica gjithëpërfshirëse për obligimet e komunave nga agjenda evropiane për vitin 2018.