Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Konferenca regjionale “Shkolla për demokracinë lokale”

Në Prishtinë po mbahet konferenca regjionale “Shkolla për demokracinë lokale” me  temën “Përvojat e vendeve të Ballkanit …

02 Nëntor 2011

Në Prishtinë po mbahet konferenca regjionale “Shkolla për demokracinë lokale” me  temën “Përvojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në sistemin e decentralizuar të vetëqeverisjes – ndërtimi i koekzistencës dhe integrimi i komuniteteve përmes decentralizimit”.

Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, theksoi suksesin që ka arritur Ministria e Administrimi të Pushtetit Lokal në  procesin e decentralizimit, duke u vlerësuar pozitivisht edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian.

“Në kuadër të procesi të decentralizimit, i realizuar suksesshëm, janë formuar katër komuna të reja  (Graçanica, Parteshi, Kllokoti, Ranillugu), e të cilat pas dy viteve kanë treguar që punojnë në interes të  qytetarëve që jetojnë në këto Komuna”, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.

Ministri Petrovic ka shtuar se prioritet i punës së qeverisë është sigurimi i një jete më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky është viti i tretë me radhë i një bashkëpunimi të suksesshëm  me pjesëmarrës të shkollës së demokracisë lokale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe tërë kjo nën organizimin e Institutit Kosovar për Studime Politike dhe Institutit Kosovar të vetëqeverisjes lokale, me përkrahjen e misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Programit  për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara (UNDP).

Qëllimi i konferencës regjionale është këmbimi i përvojave dhe analiza e realizimit të decentralizimit në vendet e regjionit nga aspektet e ndryshme, duke përfshirë realizimin e politikave dhe dhënien e shërbimeve si dhe paraqitjen e përvojave më të mira në regjion.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors