21 mars 2018, Prishtinë
Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillimit Rajonal në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi takimin me përfaqësuesit nga komuna e Pejës, z. Islam Husaj, Kryesues i Kuvendit dhe z. Durim Sheremeti, shef i kabinetit të Kryetarit të Komunës, për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së binjakëzimit të komunës së Pejës me Komunën Johnston në Ajova.
Marrëveshja mes dy komunave është realizuar në të mirën e përbashkët të të dyja komunave që përfshinë mundësinë e bashkëpunimit mes dy autoriteteve lokale në fushën e arsimit, biznesit, shëndetësisë dhe aktiviteteve artistike dhe kulturore.