Kosova dhe Mali i Zi mbajnë ceremoninë e ndarjes së grantit

Podgoricë, 26 janar 2021

Në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II 2014 – 2020, ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është mbajtur ceremonia e ndarjes së grantit për përfituesit e projekteve nga thirrja e 2-të për propozime.

Strukturat operative të të dyja vendeve bënë dorëzimin e certifikatave për përfituesit e granteve, si dhe krahas kësaj u prezantuan projektet e financuara nga thirrja e 2-të për propozime.

Nga thirrja e 2-të për propozime janë dy prioritete tematike, prioriteti tematik 1: Promovimi i punësimit, lëvizshmërisë së punës dhe përfshirjes sociale, si dhe prioriteti tematik 3:  Inkurajimi i turizmit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Në total janë 6 përfitues të granteve nga të dyja vendet me një shumë totale të disponueshme prej 2,040,000.00 €.