Prishtinë, 9 prill 2020
Në vazhdën e vizitave në komunat e Kosovës, Ministrja e MAPL-së znj Emilija Redžepi ka shoqëruar Kryeministrin Kosovës Z. Albin Kurti, me ç’rast janë pritur nga kryetarët e komunave: Malishevë, Prizren dhe Dragash.
Në këto takime të ndara, ata janë njoftuar nga kryetarët e komunave lidhur me situatën emergjente dhe me veprimet që kanë ndërmarrë Komunat, sa i përket parandalimit të virusit Corona COVID-19.
Kryeministri dhe Ministrja e MAPL, bashkëritsht kanë diskutuar për adresimin e nevojave të Komunave, si dhe koordinimin ndër-institucional për menaxhimin e situatës pandemike. Kryeministri dhe Ministrja e MAPL-së i kanë siguruar kryetarët se përkrahja për komunat do të jetë e vazhdueshme, jo vetëm gjatë fazës emergjente, por edhe në aspektin e adresimit të sfidave, pas përfundinit të pandemisë.
Qeveria dhe MAPL, si dikaster përgjegjës për pushtetin lokal, po koordinojnë aktivitetet me akterët relevantë, partnerët dhe donatorët, me qëllim që të përkrahen komunat edhe për pajisjet mbrojtëse por edhe në aspektin financiar, me qëllim të tejkalimit të vështirësive të krijuara nga rrethanat e përhapjes së virusit.
Kryeministri dhe Ministrja e MAPL-së kanë kërkuar nga Kryetarët që të vazhdojnë të inkurajojnë qytetarët t’i përmbahen të gjitha rekomandimeve dhe masave të ndërrmara nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e specializuara shëndetësore.