Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Kryeministri Thaçi dhe Zëvendëskryeministri Petrovic vizituan fshatin Prilluzhë

26 gusht 2011, Prishtinë
Me qëllimi të njohjes më për së afërmi më shqetësimet e banorëve të fshatit Prilluzhë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Zëvendëskryeministri njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal , Slobodan Petrovic kanë vizituar fshatin Prilluzhë.

26 gusht 2011, Prishtinë

Me qëllimi të njohjes më për së afërmi më shqetësimet e banorëve të fshatit Prilluzhë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Zëvendëskryeministri njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal , Slobodan Petrovic kanë vizituar fshatin Prilluzhë.

Me këtë rast Kryeministri Thaçi ka thënë se ndërtimi i urës në këtë fshat do të mundësojë lëvizjen e banorëve të fshatrave përreth që shtrihen në këtë pjesë

"Ky projekt faza e parë e të cilit pritet të përfundojë brenda 90 ditësh është shumë i rëndësishëm, sepse do të lehtësoj lëvizjen e banorëve të këtushëm  dhe është në interesin e të gjithë qytetarëve që bashkëjetojnë në Kosovë”- tha Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Edhe Zëvendëskryeministri Petrovic tha se e përkrah vazhdimin e ndërtimit të Urës në fshatin Prilluzhë.

 

"Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përkrah realizmin e projekteve në infrastrukturë dhe jam i sigurt që do të gjejmë zgjidhje për vazhdimin e mëtutjeshëm të kësaj ure, gjithnjë duke premtuar se është në interesin e të gjithë banorëve. Unë jam i përkushtuar që të punojmë në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Zëvendëskryeministri Petrovic.

Kryeministri Thaçi dhe Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë kësaj vizite që i bënë fshatit Prelluzhë, ishin të shoqëruar edhe nga Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram  Mulaku, Ministri  i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, Ministri i Infrastrukturës z. Fehmi Mujota dhe përfaqësues të tjerë nga Kabineti Qeveritar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors