Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

KRYETARËT E KOMUNAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, HERONJTË E VËRTETË TË LUFTËS KUNDËR PANDEMISË

Ministrja e MAPL-së znj. Emilija Redžepi ka pritur në tri takime të ndara Kryetarët e Komunave: Pejë, Prizren, Mitrovicë, Mamushë, Dragash, Drenas, Suharekë, Ferizaj, Shtime, Klinë dhe Viti.

Në këto takime Ministrja dhe Kryetarët e Komunave kanë diskutuar për situatën aktuale në komuna, masat ekonomike dhe mundësinë e  mbështetjes së donatorëve pas pandemisë.

Po ashtu është diskutuar puna e shtabeve të komunave në lidhje me pandeminë, shpenzimet e buxhetit të komunave dhe mbështetja e komunave për pjesëtarët  e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Ministrja e MAPL-së ka siguruar Kryetarët e Komunave mbështetjen e MAPL-së dhe Qeverisë për adresimin e kërkesave të tyre sa i përket përmbushjes së detyrimeve të tyre në kuadër të fushave të kompetencave komunale për përkrahjen financiare me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike.

Ministrja Redžepi do të vazhdojë takimet me Kryetarët e Komunave tjera gjatë javës së ardhshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors