Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

LANSIMI I FONDEVE TË MAPL-së PËR ZHVILLIMIN SOCIO-EKONOMIK RAJONAL DHE PËR ZHVILLIMIN E INFRASTRUKTURËS SOCIALE SEANCA INFORMUESE NË RAJONIN EKONOMIK JUG

Me datën 04.03.2014 është mbajtur seanca informuese me rastin e lansimit të fondeve për Zhvillimin Rajonal dhe për Zhvillimin e Infrastrukturës në Rajonin Ekonomik Jug për vitin 2014 nga MAPL-ja. 04 mars 2014

Me datën 04.03.2014 është mbajtur seanca informuese me rastin e lansimit të fondeve për Zhvillimin Rajonal, dhe për Zhvillimin e Infrastrukturës, në Rajonin Ekonomik Jug për vitin 2014, nga MAPL-ja.
Fondet e MAPL-së kanë për qëllim të përkrahin zhvillimin ekonomik rajonal, dhe zhvillimin e infrastrukturës ekonomiko sociale, në pesë rajonet ekonomike në Kosovë. Shuma e financuar nga MAPL-ja, për sektorin e zhvillimit rajonal të komunave do të jetë në shumë prej 900.000.00 €, kurse fondi tjetër i zhvillimit të infrastrukturës ekonomike dhe sociale, që do ti jepet komunave nga MAPL-ja, për vitin 2014, është në shumë prej 2,500,000.00 €. Objektivat kryesore të kësaj skeme  janë:
– mbështetja e rigjenerimit ekonomik rajonal,
– krijimi i punësimeve,
-përmirësimi i shërbimeve komunale.
-zhvillimi i infrastrukturës ekonomike dhe sociale,

Përfituesit nga kjo skeme do të jenë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, afati i fundit për aplikim nga ana e të interesurëve për aplikimin në ketë fond është data 14 Mars 2014, deri ne ora 16 :00.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors