Me datën 13.11.2013 është mbajtur seanca informuese me rastin e lansimit të thirrjes për propozime të skemës EURED faza IV në Rajonin Ekonomik Veri për vitin 2013, nga Zyra e BE-së në Kosovë në partneritet me MAPL-në.
13 nëntor 2013

Grand-skema e Zyrës së BE-së në Kosovë e cila bashkëfinancohet edhe nga MAPL do ti përkrah pesë rajonet ekonomike në Kosovë. Shuma e financuar nga Zyra e BE-së do të jetë në shumë prej 6,200.000.00 Milion €, kurse bashkëfinancimi nga MAPL është për vitin 2013, 500,000.00 €. Objektivat kryesore të kësaj skeme janë:
– krijimi i një kornize për zhvillim rajonal;
– mbështetja e rigjenerimit ekonomik rajonal,
– krijimi i punësimeve, dhe
– zhvillimi i burimeve njerëzore në rajonet ekonomike në Kosovë.
Përfituesit nga kjo skeme do të jenë persona juridikë, të cilët nuk janë fitim-prurës, organizatat jo-qeveritare, autoritetet lokale etj. Si dhe afati i fundit për aplikim nga ana e të interesurëve për aplikimin në ketë grant është data 19 Dhjetor 2013, deri ne ora 16 :00.