Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Lansohet platforma on-line leadbyexample, zbatuar nga KUSA dhe mbështetur nga USEmbassy Prishtina 

Prishtinë, 10 Dhjetor 2018

Është lansuar platforma on-line #leadbyexample. Projekti dhe Platforma #leadbyexample janë realizuar në kuadër të aktiviteteve vullnetare të #KUSA si një organizatë që mbledhë bashkë të gjithë studentët që kanë ndjekur programe të ndryshme në SHBA, të sponsorizuar nga Qeveria Amerikane. Është dizajnuar dhe është prezantuar platforma në kuadër të aktiviteteve  të “Javës Kundër Korrupsionit”

Platforma  leadbyexame ka për qëllim:

-Të trajtojë korrupsionin nga një perspektive tjetër;
-Të prezantoj shembuj inkurajues dhe motivues për zyrtarët publik dhe për qytetarët të cilët refuzojnë të jenë pjesë e korrupsionit;
-Të paraqes shembuj më të mirë të zyrtarëve publik që gjatë punës së tyre kanë treguar performancë profesionale dhe integritet të lartë në përmbushjen e mandatit të institucionit.

Me këtë rast, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, në cilësinë e koordinatores së projektit dhe udhëheqjes së Komitetit të Sundimit të Ligjit, ka prezantuar projektin e platformës on-line #leadbyexample. Znj. Ukimeraj, theksoi se “ Të inkurajuar nga shembujt pozitiv në plot shtete të botës, ku kanë të institucionalizuar kulturën e mirënjohjes për kontributin e shërbyesve publik (në polici, ushtri, administratë, në spital apo në shkollë), ku njihen kreditet për punët e mira dhe jepen ndëshkimet për punët e këqija, duke dashur që sadopak të kontribuojmë që ky realitet jo shumë pozitiv të mos jetë pengesë për t’a ndryshuar vet atë, bashkë me ekipin e KUSA-s Alben dhe Labin, patëm filluar një ide se si mund të bëjmë një projekt i cili projekt gjeti përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë që të prezantojmë aspekte pozitive të punës së mirë të zyrtarëve publikë dhe përmes kësaj të inspirojmë ndryshimin (sado të vogla që të jenë ato) dhe gradualisht të ndikojmë në ndryshimin e sjelljes dhe ndryshimit të kulturës institucionale se si të sillen në raport me publikun, dhe si të vetëdijësojmë publikun për storiet e suksesit të institucioneve tona.

Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, e realizuar nga KUSA me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

  

  

  

  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors