Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë mbajtën takimin me Kryetarë të Komunave për të diskutuar lidhur me situatën epidemiologjike të sëmundjes Gungore të Lëkurës (SGL)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbajtën takimin e përbashkët me Kryetarët e komunave për të diskutuar situatën epidemiologjike të sëmundjes Gungore së Lëkurës (SGL). 1 gusht 2016, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbajtën takimin e përbashkët me Kryetarët e komunave për të diskutuar situatën epidemiologjike të sëmundjes Gungore së Lëkurës (SGL).

Në takimin e përbashkët me kryetarët e komunave, ku morën pjesë edhe, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, përfaqësues nga Agjencia e Emergjencave; Përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, u diskutua për hapat emergjent dhe koordinimin ndër-institucional që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe Komunat lidhur me parandalimin e përhapjes së sëmundjes së kafshëve që është paraqitur në disa komuna të Kosovës.

Konkluzion i këtij takimi ishte hartimi i raportit mbi situatën e krijuar në Komuna si dhe adresimi tek Qeveria e Republikës së Kosovës i një plan-veprimi në mënyrë që të bëhet një koordinim gjithëpërfshirës si dhe mobilizim i resurseve financiare dhe institucionale të Qeverisë dhe Komunave për parandalimin sa më të shpejtë të kësaj sëmundjeje.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors