Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe Asistenca teknike e TAIEX-it – Komisioni Evropian realizojnë pjesën e dytë të trajnimit dy ditor me temë “Hartimi i Koncept Dokumentit për emrat dhe kufijtë administrativ të komunave”

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e ekspertëve të TAIEX-it nga Komisioni Evropian, me datë 16 dhe 17 nëntor 2017, kanë organizuar pjesën e dytë të trajnimin dy ditor për grupin punues ndërministror për “Hartimin e koncept dokumentit për emrat dhe kufijtë administrativ të komunave”. Kryesuesja e grupit punues znj. Flutura Hoxha, shpjegoi procesin e hartimit dhe  finalizimit të koncept dokumentit për emrat dhe kufijtë administrativ të komunave nga grupi punues ndërministror.

Trajnimi dy ditor me asistence teknike TAIEX i përfaqësuar nga z. Andrej Cokert nga Sllovenia, kishte për qëllim ofrimin e mbështetjes për MAPL-në për sa i përket koncepteve dhe standardeve ndërkombëtare të zbatueshme në fushën e pikëpamjes organizative, administrative dhe ligjore, duke u bazuar në praktikat e Sllovenisë si dhe prezantimin e parimeve themelore dhe zgjidhjet e mundshme për krijimin dhe përcaktimin e territorit të komunave.

Gjatë dy ditëve të trajnimit, janë diskutuar temat si: draft koncept dokumenti në lidhje me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, Analiza-swot për draft koncept dokumentin, Udhëzime për pjesëmarrjen qytetare në vendimarrjen politike (Këshilli i Bashkimit Evropian) si dhe pjesëmarrja e qytetarëve dhe referendumin vendor në procesin e themelimit të komunave të reja edhe çështjet kryesore teknike lidhur me kufijtë e zonave kadastrale dhe kufijtë e vendbanimeve. Ky trajnim nga pjesëmarrësit u vlerësua si pozitiv, për shkëmbim të  përvojave në drejtim të finalizimit të koncept dokumentit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors