MAPL dhe Democracy for Development (D4D) mbajnë takimin e përbashkët konsultativ me përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe Komunave

MAPL, në bashkëpunim me organizatën Democracy for Development (D4D) kanë organizuar takimin e përbashkët konsultativ me përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe Komunave për të diskutuar avancimin e sistemit të monitorimit të komunave dhe vendosjen e standardeve të vlerësimit të ligjshmërisë së akteve komunale.