Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe DEMOS mbajnë punëtorinë e përbashkët për rishikimin e Planit të Punës së MAPL-së për vitin 2017 dhe për analizën e zbatimit të planit të punës për periudhën janar – qershor 2017

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në mbështetje të projektit DEMOS, ka realizuar punëtorinë një ditore në Pejë për sa i përket ri-shikimit të Planit të Punës së Ministrisë për vitin 2017, si dhe për të diskutuar lidhur me Analizën e zbatimit të Planit të Punës për periudhën janar – qershor 2017 8 Gusht 2017, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në mbështetje të projektit DEMOS, ka realizuar punëtorinë një ditore në Pejë për sa i përket ri-shikimit të Planit të Punës së Ministrisë për vitin 2017, si dhe për të diskutuar lidhur me Analizën e zbatimit të Planit të Punës për periudhën janar – qershor 2017. Qëllimi i takimit të përbashkët kishte për fokus vënien në diskutim për problemet, sfidat dhe nevojat për përmirësim.

Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj vuri në pah nevojën e ri-shikimit të planit të punës së Ministrisë për pjesën e dytë të vitit 2017, duke i dhënë prioritet edhe disa aktiviteteve shtesë të cilat kanë dalë gjatë procesit të punës dhe të cilat duhet të vendosen në planin e punës. Po ashtu, pjesa e informimit, veçanërisht për sa i përket zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit, si dhe skema e granteve e bazuar në performancë, një projekt i përbashkët i MAPL-së dhe SDC-së, konsiderohen si aktivitete kryesore të cilat duhet t’i kemi në fokus në pjesën e dytë të vitit 2017.

Ferdi Kamberi, zyrtar i lartë për zhvillimin e dokumenteve strategjike pranë DKP-së, prezantoi Analizën e zbatimit të Planit të Punës për periudhën janar – qershor 2017. Gjatë kësaj periudhe, në total janë paraparë të realizohen 545 aktivitete, ku prej tyre 408 aktivitete janë realizuar, ndërkaq 37 aktivitete janë në proces e sipër të realizimit.
Departamentet dhe njësitë organizative pranë MAPL-së prezantuan planet e tyre të punës. U identifikuan fushat e reja për të cilat duhet vendosur aktivitetet shtesë me qëllim të realizimit të tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors