Prishtinë, 16 mars 2019
Në ditën e dytë të punëtorisë, departamentet dhe njësitë e MAPL-së kanë prezantuar Planet e Punës për vitin 2019, si dhe janë zhvilluar diskutimet për ndërlidhjen e aktiviteteve ndërmjet departamenteve me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në realizimin e detyrave dhe përmbushjen e planit të punës.
Gjithashtu, janë vënë në diskutim Plani i Përbashkët i Punës i MAPL-së dhe DEMOS-it, ku janë prezantuar aktivitetet dhe afatet kohore të planifikuara për realizim.
Kjo punëtori është mbështetur nga projekti DEMOS.