Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL në bashkëpunim me projektin GIZ nga data 24 – 27 Tetor 2017, në Prishtinë, kanë organizuar trajnimin e përbashkët për udhëheqësit nga qendrat për punë sociale, zyrtarët e shërbimeve sociale, koordinatorët për të drejtat e njeriut, punëtorët social, zyrtarët e barazisë gjinore, si dhe zyrtarët nga zyrat për komunitete dhe kthim me temë “Të drejtat dhe shërbimet sociale në Kosovë”.
Qëllimi i trajnimit ishte shpalosja e të drejtave dhe shërbimeve sociale në nivel lokal, përfshirë këtu legjislacionin në fuqi, llojet e shërbimeve sociale për grupet në nevojë, akterët dhe rolin e Qendrave për Punë Sociale. Trajnimi katër ditorë është ndarë në dy grupe, duke përfshirë 6 komunat bashkëpunuese: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Drenas. Numri i pjesëmarrësve në grupin e parë ka qenë 10, kurse në grupin e dytë 15, ndërkaq, së bashku me pjesëmarrësit nga MAPL dhe GIZ, numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve ka arritur në 30.