23 mars 2018, Prishtinë
Ministri, Ivan Todosijevic, dhe kryetari i komunës, Zoran Todic, nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit për financimin e përbashkët të projektit në emër të MAPL-së dhe komunës së Leposaviqit.
Projekti që do të zbatohet lidhet me rindërtimin dhe përmirësimin e ndërtesës së administratës komunale në Leposaviq.
Ministri Todosijevic edhe njëherë theksoi se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë me nënshkrimin e marrëveshjeve edhe me komunat tjera në Kosovë, si dhe do të sigurojë mbështetje për zbatimin e tyre.