Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar serinë e takimeve edhe gjatë kësaj jave. Me datë 25 Shkurt 2015, është realizuar takimi në komunën e Shtimes. Ekipin e MAPL-së të kryesuar nga Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit të integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave e priti Kryetari i Komunës, z. Naim Ismajli dhe Drejtorët e drejtorive përkatëse. 25 shkurt 2015
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar serinë e takimeve edhe gjatë kësaj jave. Me datë 25 Shkurt 2015, është realizuar takimi në komunën e Shtimes. Ekipin e MAPL-së të kryesuar nga Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit të integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave e priti Kryetari i Komunës, z. Naim Ismajli dhe Drejtorët e drejtorive përkatëse.
Në takimin e përbashkët u prezantuan të gjeturat nga raporti i PVMSA-së së Komunave për vitin 2014 si dhe u diskutuan cështjet që adresojnë sfidat nga raporti i progresit si dhe plani individual për komunën e Shtimes ku përfshihen obligimet e Komunës, nga agjenda Evropiane.
z. Naim Ismajli, Kryetar i Komunës së Shtimes, konfirmoi përkushtimin e komunës së Shtimes për të realizuar detyrat nga ky proces dhe njëherit në cilësinë e kryetarit të Asociacionit të komunave, në emër të Kryetarëve të Komunave, konfirmoi gatishmërinë për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane.
Ky takim ishte i paraparë në kuadër të realizimit të serive të vizitave në komuna, ku qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane, në mënyrë që të adresohen të gjitha obligimet nga agjenda evropiane që janë përfshirë në kuadër të Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA).
MAPL dhe përfaqësuesit e komunës së Shtimes u dakorduan për finalizimin e planit të veprimit për MSA dhe u zotuan për të dhënë kontributin e përbashkët për të përmbushur listën e detyrave edhe nga procesi i stabilizim asociimit edhe obligimet nga dialogu për liberalizimin e vizave.