MAPL dhe misioni i OSBE-së në Kosovë organizojnë konferencën “Platformat Online mbi Qeverisjen Lokale – Shkëmbimi i Përvojave dhe Informatave me Shoqërinë Civile”

Me datën 19 korrik 2017, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, ka organizuar konferencën “Platformat Online mbi Qeverisjen Lokale – Shkëmbimi i Përvojave dhe Informatave me Shoqërinë Civile.” Në këtë ngjarje u prezantuan platformat e Ministrisë dhe të disa prej organizatave më aktive të shoqërisë civile, përfshirë Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale (IKQL), Institutin GAP, Kallxo.com, si dhe Demokracinë Plus.

19 korrik 2017

Hapja e tryezës u bë nga Sekretarja e Përgjithshme, Rozafa Ukimeraj, e cila theksoj rëndësinë e konferencës për të krijuar një qasje më të integruar të paraqitjes së platformave online me qëllim të avancimit të qeverisjes komunale. “Përvojat dhe mënyrat e krijimit dhe realizimit të platformave virtuale nga Ministria dhe shoqëria civile duhet gërshetuar me qëllim të rritjes së transparencës së komunave,” tha znj. Ukimeraj. Se sa luan rol të veçantë teknologjia e informimit për rritjen e qasjes së publikut në vendimmarrje po ashtu u theksua edhe nga anëtarët e panelit, Këshilltari i Ministrit, Ivan Milojevic, dhe përfaqësuesi i OSBE-së, Peter Welling.
Pas hapjes së konferencës, organizatat e shoqërisë civile prezantuan platformat e tyre online pranë zyrtarëve dhe përfaqësuesve të komunave. Secila platformë kishte karakteristikat e saj të përdorimit. Dallimet dhe ngjashmëritë në mes platformave u prezantuan në mesin e pjesëmarrësve, me qëllim të diskutimit mbi atë se çfarë duhet përmirësuar dhe si duhet bashkëpunuar në të ardhmen. Roli i Ministrisë në këtë drejtim është më se i rëndësishëm, duke besuar dhe promovuar që platformat online rrisin transparencën dhe përforcojnë llogaridhënien për interesin e komunave dhe publikut në përgjithësi.