Prishtinë, 10 Dhjetor 2018
Është mbajtur takimi i përbashkët në mes të Departamenteve të MAPL-së dhe OSBE-së lidhur me nivelin e zbatimit të Strategjisë për Veteqeverisje Lokale 2016-2026. Në këtë takim u prezantuan të arriturat e MAPL-së për periudhën 2016-2018, si dhe orientimet për vitet 2019-2021.
Në anën tjetër, divizionet e OSBE-së shpalosën planet e tyre për mbështetjen e projekteve që synojnë përmbushjen e objektivave strategjike për vetëqeverisje lokale. Bashkëpunimi i ardhshëm në mes MAPL-së dhe OSBE-së do të formalizohet përmes një plani të përbashkët 3-vjeçar për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale.
Aktivitetet e zbatuara nga MAPL të cilat burojnë nga kjo strategji janë: Hartimi i politikave në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, plotësimi i kuadrit ligjor për menaxhimin e pronës së paluajtshme komunale, Ligji për Kryeqytetin – Prishtinën, plotësimi i kuadrit nënligjor në fushën e transparencës, avancimi i sitemit të menaxhimit të performancës komunale, fondi për performancë komunale, ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve komunal, forcimi i partneritetit me shoqërinë civile, krijimi i fondeve mbështetëse për projektet kapitale të komunave, promovimi I trashëgimisë kulturore të komunave, barazia gjinore, të drejtat e komuniteteve, etj.