Besnik Osmani: Kërkesa për qasje në dokumente publike nuk duhet të ngjallë frikë në institucione por duhet të trajtohet sipas ligjit sepse mungesa e informatës për palët e interesuara ofron mundësinë e interpretimeve të gabuara nga palët kërkuese
27 shtator 2013, Prishtinë
Besnik Osmani: Kërkesa për qasje në dokumente publike nuk duhet të ngjallë frikë në institucione por duhet të trajtohet sipas ligjit sepse mungesa e informatës për palët e interesuara ofron mundësinë e interpretimeve të gabuara nga palët kërkuese
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë ka kënaqësinë të ju ftojë në Punëtorinë qendrore për zbatimin e ligjit për qasjen në dokumente publike në nivel lokal, që po ashtu shënon edhe Ditën Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur (28 shtator).
Drejtoresha e Departamentit të Demokratizimit, Misioni i OSBE-së në Kosovë znj. Elaine Conkievich, tha se Ligji për Qasje në Dokumente Publike është i një rëndësinë të veçantë për qytetarët dhe OSBE do të mbështet fuqizimin e këtij ligj në nivelin lokal të qeverisjes.
Deputetja nga Kuvendi i Kosovës, znj Xhevahire Izmaku tha se me ri-amandamentimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike në vitin 2010 është arritur saktësim rreth obligimeve të institucioneve për transparencë.
“Kosova nuk ka problem me ligje por problem ekziston në mungesën e mekanizmave të fuqishëm në përmbushjen e këtij misioni” tha Deputetja Xhevahire Izmaku.
Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Besnik Osmani tha se bazuar në raportet e hulumtimit të opinionit publik, MAPL ka organizuar një fushatë informuese për informimin e qytetarëve lidhur me obligimet që kanë komunat për të ofruar informata por pavarësisht kësaj kërkuesit kryesorë të informatave në komuna, vazhdojnë të mbesin partitë politike.
Sekretari Besnik Osmani tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal vazhdon të mbetet e përkushtuar në fuqizimin e transparencës dhe llogaridhënies në komuna por paralelisht edhe komunat e Kosovës duhet të punojnë me prioritet që ligji të zbatohet në tërësi.
“Kërkesa për qasje në dokumente publike nuk duhet të ngjallë frikë në institucione por duhet të trajtohet sipas ligjit sepse mungesa e informatës për palët e interesuara ofron mundësinë e interpretimeve të gabuara nga palët kërkuese” tha Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Besnik Osmani.
Jeton Oruqi nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës tha se e drejta për qasje në dokumente publike është garantuar me kushtetutë por paralelisht është e lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe ligjin për klasifikimin e informatave. Ndërsa Majlinda Lulaj, Zëdhënëse e Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovës, foli për fushëveprimin e institucionit të Avokatit të Popullit si dhe paraqiti raportin me të dhënat e ankesave të grupeve të interesit lidhur me respektimin e LQDP.
Nensi Jasharaj nga Departamenti i Demokratizimit në OSBE-së në Kosovë paraqiti konkluzione e OSBE-së duhur e zbatimin e LQDP duke potencuar mungesën e një sistemi të unifikuar të mbajtjes së evidencës të kërkesave për qasje në dokumente publike, aplikimin e tarifës, në të shumtën e rasteve në shumë prej 1 Euro dhe mos aplikimin e rregullores komunale për taksa dhe tarifa . Njëra nga rekomandimet e paraqitura nga OSBE ishte edhe nënvlerësimi i përgjithshëm i rëndësisë së implementimit te ligjit për qasje në dokumente publike.
Numrin e kërkesave për qasje në dokumente publike në komuna e prezantoi Lumnije Demi nga Zyra për Informim në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal e cila tha se pavarësisht nga mungesa e fushatave informuese në nivel lokal lidhur me LQDP, nga viti 2010 numri i kërkesave shënon rritje të vazhdueshme. Ajo tha se për gjashtë muajt e parë të këtij viti nga në komuna janë paraqitur 326 kërkesa për qasje në dokumente publike derisa 283 prej tyre janë trajtuar në afat sipas ligjit, ndërsa pjesa tjetër kanë hasur në qasje të kufizuar ose në ofrimin e informata të pjesshme.
Në raportin e paraqitur të vitit 2012, u tha se në komunat e Kosovës janë evidentuar gjithsej 585 kërkesa dhe 524 prej tyre janë trajtuar sipas ligjit, pa përgjigje kanë mbetur 17 kërkues të informatave, derisa 19 kërkesa janë refuzuar dhe 08 informata janë ofruar në mënyrë të pjesërishme.
Në punëtorinë ku morën pjesë përfaqësuesit e shoqërisë civile, zyrtarë komunal dhe mediat u paraqitën rekomandimet kryesore të nxjerra nga punëtoritë katër punëtoritë rajonale të mbajtura gjatë këtij viti në komunat e Kosovës lidhur me Zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente publike dhe mbajtjes së evidencës së kërkesave për qasje në dokumente publike në nivel komunal.
Punëtoria e organizuar në Ditën Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur u realizua ne kuadër të projektit të përbashkët të MAPL-së dhe OSBE-së për fuqizimin e llogaridhënies dhe transparencës së komunave në Kosovë.