Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, mbajtën takimin e përbashkët në regjionin e Prizrenit me temën ”Forumi Lokal i Grave për Qeverisje”. Qëllimi i këtij takimi ishte fuqizimi i rolit të gruas në qeverisjen lokale dhe në vendimmarrje. Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj paraqiti gjendjen e përfaqësimit gjinor në komuna, dhe veprimet që ka ndërmarrë MAPL për sa i përket barazisë gjinore në komitetet Obligative të Komunave. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Shefja e Divizionit për Legjislacion në kuadër të Agjencisë për Barazi Gjinore, përfaqësues nga Komunat, përfaqësues nga shoqëria civile, etj.