Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe Qeveria Zvicerane nënshkruajnë marrëveshje për mbështetjen e komunave

Zëvendësministri i  Ministrisë  së  Administrimit të Pushtetit Lokal,  z. Bajram Gecaj  dhe Drejtori  Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, e cila përfaqëson Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, nënshkruan Marrëveshje mirëkuptimi projektin për Decentralizim dhe Mbështetjen  Komunale (DEMOS). 20 mars 2015,  Prishtinë

Zëvendësministri i  Ministrisë  së  Administrimit të Pushtetit Lokal,  z. Bajram Gecaj  dhe Drejtori  Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, e cila përfaqëson Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, nënshkruan Marrëveshje mirëkuptimi projektin për Decentralizim dhe Mbështetjen  Komunale (DEMOS).

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të mbështetjes dhe fuqizimit të komunave  në fushën e zhvillimit të politikave lokale, legjislacionit dhe ngritjes së performancës komunale.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që ta mbështes  Kosovën në procesin e tranzicionit në mënyrë që  komunat të ofrojnë shërbime efektive duke iu përgjigjur  prioriteteve dhe nevojave të qytetarëve.  Implementimi i këtij projekti për  avancimin  e qeverisjes lokale në Kosovë, përfshinë grandin prej 12820000.00 franga zvicerane dhe do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e  Administrimit të Pushtetit Lokal dhe organizatës së kontraktuar të Fondacionit Zviceran “HELVETAS  Swis Intercooperation” dhe  Asociacionin  e  Komunave të Kosovës .

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors