Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe Shoqëria Civile diskutojnë për aktivitetet e përbashkëta

Prishtinë, 28 prill 2020

Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj ka pritur në takim Drejtoren Ekzekutive të Platformës Civikos znj. Donika Emini, me të cilën diskutuan lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm, realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të cilat ndërlidhen me zbatimin e politikave publike, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për nxitje të angazhimit qytetar, në procesin e zhvillimit dhe hartimit të politikave publike, veçanërisht me fokus në komunat e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, u diskutua si çështje prioritare e vendit emergjenca e shëndetit publik lidhur me virusin Corona COVID  – 19, ndërmarrja e veprimeve të deritanishme, zbatimi i masave dhe meanxhimi i situatës nëpër komunat e Kosovës. Në këtë drejtim, u potencua edhe respektimi i dy gjuhësisë në procesin e komunikimit zyrtar  për sa i përket  çështjes së virusit Corona COVID – 19.

Znj. Ukimeraj dhe znj. Emini vlerësuan se ky bashkëpunim vazhdon të jetë frytëdhënës edhe përmes Këshillit për Bashkëpunim Qeveri – Shoqëri Civile, si strukturë mbështetëse për zhvillimin dhe krijimin e mundësive të bashkëpunimit më të mirë, ndërmjet institucioneve  dhe shoqërisë civile.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors