Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe Shoqëria Civile diskutojnë sfidat e vetëqeverisjes lokale

Prishtinë, 01 Gusht 2019

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e përkrahur nga projekti DEMOS, ka mbajtur takimin e radhës me shoqërinë civile për të diskutuar idenë e themelimit të forumit të bashkëpunimit MAPL dhe OJQ, për të diskutuar sfidat e vetëqeverisjes lokale të dala nga Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, si dhe raportet e organizatave të shoqërisë civile të cilat bëjnë monitorimin dhe zbatimin e rekomandimeve të komunave.

MAPL në objektivat e saja strategjike e ka në prioritet forcimin e partneritetit me shoqërinë civile me qëllim të krijimit të një qytetarie aktive, gjithëpërfshirëse dhe kohezive.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors