Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe TAIEX-i organizuan punëtorinë mbi zhvillimin e planeve për menaxhim të mbeturinave

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me TAIEX-in nga Komisioni Evropian organizoi punëtorinë për zhvillimin e planeve për menaxhim të mbeturinave, ku morën pjesë  përfaqësues të institucioneve qendrore, ekspertë nga Komisioni Evropian, zyrtarë të komunave që kanë të bëjnë me çështjen e menaxhimit të mbeturinave, si dhe zyrtarë nga kompanitë e menaxhimit të mbeturinave. 13 nëntor 2015, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me TAIEX-in nga Komisioni Evropian organizoi punëtorinë për zhvillimin e planeve për menaxhim të mbeturinave, ku morën pjesë  përfaqësues të institucioneve qendrore, ekspertë nga Komisioni Evropian, zyrtarë të komunave që kanë të bëjnë me çështjen e menaxhimit të mbeturinave, si dhe zyrtarë nga kompanitë e menaxhimit të mbeturinave.

Diskutimet e punëtorisë u fokusuan në ofrimin e këshillave për çështjen e praktikave më të mira të BE-së për strategjitë mbi menaxhim të mbeturinave që do të ndihmojnë në zhvillimin e planeve komunale për menaxhim të mbeturinave.

Në cilësinë e bashkorganizatorit punëtorinë e hapi udhëheqësi i Departamentit për Transparencë dhe Performancë Komunale, z. Avni Sahiti, i cili theksoi se tashmë komunat e Republikës së Kosovës kanë nevojë emergjente në qasjen profesionale ndaj menaxhimit të mbeturinave, që është një prej kritereve bazë edhe për cështjet e përgjithshme mjedisore.

Ndërkaq eksperti Andrei Mihai, nga Ministria e Fondeve të BE-së në Rumani e bëri një prezantim për çështjen e legjislacionit të BE-së për menaxhimin e mbeturinave, e Dainius Kazlauskas nga Agjencia për Menaxhimin e Projekteve Mjedisore në kuadër të Ministrisë së Mjedisit të shtetit të Lituanisë u ndalë kryesisht në strategjitë për menaxhimin e mbeturinave për zbatim të legjislacionit të BE-së.

Interesim të veçantë paraqiti edhe prezantimi i Francesco Loro, ekspert për menaxhim të mbeturinave në Agjencinë për Mbrojtje të Mjedisit nga Venediku i Italisë, që foli për praktikat më të mira për çështjen e zhvillimit të planeve për menaxhim të mbeturinave.

Pjesëmarrësit ofruan  informacion të përgjithshëm dhe udhëzime në lidhje me ndarjen, riciklimin dhe mbledhjen e mbeturinave, duke përfshirë rolin dhe rëndësinë  partneriteteve  publiko-private, partneritetet ndër-komunale, bashkëpunimin rajonal si dhe nismat për informim dhe sensibilizim të publikut.

Në punëtorinë e organizuar nga MAPL dhe TAIEX morën pjesë 55 zyrtarë komunal, ndërsa formë interaktive pjesëmarrësit u angazhuan në debate, diskutime dhe pyetje që kanë të bëjnë me fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe krahasimet me gjendjen momentale të menaxhimit të mbeturinave në komunat e Republikës së Kosovës. Punëtorinë mbi zhvillimin e planeve për menaxhim të mbeturinave do ti zhvilloj punimet edhe nesër me përfshirje te të gjitha institucioneve relevante.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors