Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL në bashkëpunim me projektin Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive e USAID-it, organizuan Ceremoninë shpërblyese për performancën më të mirë të Komunave.
14 shkurt 2013, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL në bashkëpunim me projektin Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive e USAID-it, organizuan Ceremoninë shpërblyese për performancën më të mirë të Komunave.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, theksoi se ky sistem ju mundëson komunave që të shohin se në çfarë niveli po i ofrojnë shërbimet e tyre për qytetarët dhe në cilat fusha kanë shënuar ngritje.
Pas një procesi garues u ndanë tetë shpërblime për tetë komuna, në shumë prej 360 mijë dollarësh, ku USAID kontribuoi me 270 mijë dollarë, ndërsa Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, me 90 mijë dollarë.
Komunat u shpërblyen për arritjet e tyre në performancën komunale, e cila ishte ndarë në tri kategori: Shërbime Administrative, Parqe, Sheshe dhe Grumbullimi i mbeturinave,dhe Ndriçimi Publik, Rrugët dhe Trotuaret.
Komunat fituese nga raundi i tretë i Fondit stimulues janë: Shërbime administrative: Junik dhe Hani i Elezit; Parqe, Sheshe dhe Grumbullimi i mbeturinave: Pejë, Graqanicë dhe Ferizaj; dhe në kategorinë Ndriçimi publik, Rrugët dhe Trotuaret u shpërblyen komunat: Mamushë, Kllokot/Vrbovc dhe Prishtinë.
Ky është raundi i tretë dhe i fundit I shpërblimeve me grante i organizuar nga MAPL dhe Iniciativa Komuna Demokratike dhe Efektive e USAID-it.