MAPL diskuton me komunat për Udhëzuesin për Bashkëpunim Ndër-Komunal dhe Bashkëpunimin Komunal Ndërkombëtar (BNK)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në  bashkëpunim me projektin DEMOS- organizuan punëtorinë dy ditore me zyrtarët ligjor të komunave të Republikës së Kosovës për të diskutuar  lidhur me “Udhëzuesin për Bashkëpunim Ndër-Komunal dhe Bashkëpunimin Komunal Ndërkombëtar (BNK)”.

09 mars 2017, Prishtinë

Në ditën e parë të kësaj punëtorisë u diskutuar për bazën ligjore të Bashkëpunimit  Ndër- Komunal, Udhëzuesit për Bashkëpunim Ndër-Komunal si dhe u prezantuan praktikat më të mira të Marrëveshjeve të BNK-së.
Në ditën e dytë të punëtorisë pjesëmarrësit punuan në grupe punuese me zyrtarët ligjor të komunave  në hartimin e Draft- Marrëveshjeve të Bashkëpunimit Ndër-Komunal, hartimin e Draft- Marrëveshjeve të Bashkëpunimit Komunal Ndërkombëtar si dhe hartimin e Draft- Marrëveshjeve të Bashkëpunimit në Projekte.
Në fund të punëtorisë u evidentuan rekomandimet nga pjesëmarrësit në punëtori, të cilat do të trajtohen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.