Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL- fituese e çmimit të parë për Praktikën më të mirë në zbatimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve

Prishtinë, 14.11.2019

Përfaqësues të MAPL-së morën pjesë në Ceremoninë e Ndarjes së Çmimit për praktikën më të mirë në zbatimin e Ligjit të organizuar nga Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), me ç‘rast MAPL-së iu dha çmimi i parë për praktikën më të mirë në zbatimin  e Ligjit për përdorim të gjuhëve.

Ky çmim, i dedikohet posaçërisht punës së palodhshme të ekipit të Ministrisë për përkushtimin e secilit për të realizuar një detyrë kushtetuese dhe ligjore.

MAPL, ka të integruar edhe në orientimet zhvillimore strategjike për vetëqeverisjen lokale diversitetin gjuhësor, prandaj edhe ky çmim sot është një inkurajim që të punojmë akoma më shumë për të promovuar vlerat e diversitetit gjuhësor edhe në nivelin lokal, e po ashtu të përpiqemi akoma më shumë për të kultivuar vlerat gjuhësore të shoqërisë sonë, e që njëkohësisht janë edhe vlera universale demokratike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors