Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL formalizon bashkëpunimin me UN – HABITAT, UBT dhe KLGI

Prishtinë, 29 Nëntor 2018

Sot, në zyrat e MAPL-së, Sekretarja e Përgjithshme znj. Rozafa Ukimeraj ka formalizuar bashkëpunimin me UN – HABITAT, përfaqësuar nga Krye Këshilltarja Teknike znj. Gwendoline Mennetrier, UBT-në, përfaqësuar nga Rektori z. Edmond Hajrizi dhe KLGI-në, përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z. Besnik Muçaj.

Memorandumi i Mirëkuptimit me UN – HABITAT parasheh ofrimin e një kornize të bashkëpunimit në kuadër të së cilës do të zbatojnë së bashku projektin “Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës” (së bashku me PAX dhe CBM) dhe aktivitetet tjera relevante. Bashkëpunimi i palëve, do të zbatohet me një fokus në nxitjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjen e mirë, përmes forcimit të qeverisjes vendore dhe planifikimit të integruar hapësinor, brenda kornizës së bashkëpunimit efikas ndër-komunal dhe qeverisjes në shumë nivele.

Memorandumi i Mirëkuptimit me UBT-në parasheh pranimin e një numri të caktuar të studentëve si praktikantë gjatë gjithë vitit akademik. Numri i studentëve që do të pranohen si praktikantë dhe detyrat që do të duhet t’i realizojnë gjatë praktikës, do të përcaktohen nga Ministria, si dhe bashkëpunimi për realizimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

Marrëveshja e Mirëkuptimit me KLGI-në parasheh bashkëpunimin në nivelin lokal, në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve që janë në interes të komunave, si dhe shkëmbimit të ideve dhe ekspertizës profesionale në zhvillimin e aktiviteteve dhe projekteve në nivelin lokal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors