MAPL ka mbajtur trajnimin temat “Roli i anëtarit të Kuvendit të Komunës” dhe “Infrastruktura ligjore ekzistuese mbi vetëqeverisjen lokale në Kosovë”

Vazhdon trajnimi i anëtarëve të rinj të Kuvendeve të Komunave. Sot ka vazhduar trajnimi në Prishtinë në temat “Roli i anëtarit të Kuvendit të Komunës” dhe “Infrastruktura ligjore ekzistuese mbi vetëqeverisjen lokale në Kosovë” me ligjëruesit z. Fatos Qerimi, Drejtor i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave në MAPL dhe z. Xhevat Tafa, Udhëheqës i Divizionit për Monitorimin e Komunave në MAPL.

Në trajnim kanë marrë pjesë anëtarët e KK-ve të Prishtinës, Lipjanit, Obiliqit, Fushë Kosovës, Graçanicëa, Podujevës dhe Shtimes.