18 shkurt 2019
Me rastin e vizitës së delegacionit të komunave Frascineto dhe Civita të Italisë në Kosovë, MAPL ka organizuar një takim të përbashkët ndërmjet këtyre komunave të Italisë dhe Komunës së Rahovecit për të iniciuar mundësitë për marrëveshje të reja binjakëzimi me qëllim të realizmit të projekteve të përbashkëta në fushat e bashkëpunimit: kulturor, ekonomik, trashëgimisë, industrisë dhe bujqësisë.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Latifi shprehi mirënjohje dhe falënderim të ndërsjellë për iniciativën e MAPL-së, ku së bashku me delegacionin vizituan Kooperativën Bujqësore “Krusha” dhe verarinë “Stone Castle” për tu njoftuar për së afërmi me veprimtaritë të cilat zhvillohen në këtë Komunë dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.