Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL lancon fondin për Zhvillim Ekonomik Rajonal

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal më datë 04.02.2013 ka lancuar fondin për Zhvillim Ekonomik Rajonal për vitin 2013

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal më datë 04.02.2013 ka lancuar fondin për Zhvillim Ekonomik Rajonal për vitin 2013, dhe në bashkëpunim me Agjensionin Rajonal Zhvillimor Qendër ka mbajtur sesionin informues në Prishtinë në Hotel Sirius me zyrtarët e komunave: Prishtinë, Podujevë, Graçanicë, Shtime, Fushë-Kosovë, Obiliq, Lipjan dhe Drenas.

Gjithashtu me Agjensionin Rajonal Zhvillimor Lindje ka mbajtur sesionin informues në Gjilan në AZHR Lindje me zyrtarët e komunave: Gjilan, Ferizaj, Viti, Novobërdë, Kamenicë, Hani i Elezit, Kaçanik, Shtërpcë, Ranilug, Kllokot, Partesh.

Objektivi i Përgjithshëm i këtij fondi është mbështetja e rigjenerimit ekonomik, krijimi i vendeve të punës dhe zhvillimi i burimeve njerëzore.

Prioritet i këtij fondi është t’ju mundësojë komunave të zhvillojnë më tutje rolin e tyre udhëheqës në përmirësimin e zhvillimit ekonomik përmes  projekteve që kontribuojnë për një ose më shumë prioritete të listuara në Strategjitë e tyre të  Zhvillimit Ekonomik Lokal, kështu që  kritere kryesore për të aplikuar për këtë fond është që komunat të vijnë me projekte të përbashkëta dhe të krijojnë  partneritete në mënyrë që të kemi një zhvillim të balancuar ekonomik ku të gjithë përftojnë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors